POLITIKË /

Rezultatet e 17% e kutive të votimit – PS ruan epërsinë, ndjek PD-ASHM

Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.

Shkruar nga Versus

Rezultatet e 17% e kutive të votimit – PS ruan epërsinë,

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit 2025 vijon me ritëm në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave të fundit, deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 911 nga 5,225 qendrat e votimit, që përbëjnë mbi 17% të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 118,213 vota, që përfaqësojnë 53.50% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 74,355 vota, ose 33.65%.

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta. Më tej renditen:

Partia Socialdemokrate (PSD): 8,477 vota (3.84%)
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 7,839 vota (3.55%)
Partia Mundësia: 5,613 vota (2.54%)
Lëvizja Bashkë: 2,708 vota (1.23%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 2,164 vota (0.98%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 752 vota (0.34%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 413 vota (0.19%)
Lëvizja Atdheu: 276 vota (0.12%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 159 vota (0.07%)

Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.


Burim

Poll