POLITIKË /

Rrezikon 30 mln lekë gjobë, 'rishfaqet' partia e Lulzim Bashës, letra për Celibashin: Mos na gjobisni

Shkruar nga Versus
Rrezikon 30 mln lekë gjobë, 'rishfaqet' partia e Lulzim
Lulzim Basha

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është zhdukur nga skena politike që prej disfatës në zgjedhjet e 11 majit ku si kandidat në listën e hapur të partisë së tij “Koalicioni Euroatlantik” mori shumë pak vota për një person që ka mbajtur poste kaq të larta gjatë karrierës politike.

Mirëpo partia e themeluar prej tij “Koalicioni Euroatlantik” duket se ende vepron dhe këtë gjë e ka treguar duke iu drejtuar me shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku kundërshton gjetjet e auditit të KQZ që propozonte sanskione të majme ndaj kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Sipas VNA.al, Sektori i Mbikëqyrjes dhe Financimit në KQZ kishte parashikuar një masë ndëshkimore mjaft të rëndë për këtë koalicion, duke propozuar një gjobë që varion nga 2,000,000 deri në 3,000,000 lekë të reja. Sipas relacionit të audituesve, ky penalitet maksimal propozohej me pretendimin se subjekti kishte keqpërdorur llogarinë bankare ekskluzive të fushatës, duke kryer nga ajo pagesa që lidheshin me aktivitetin e përditshëm të partisë dhe jo me procesin zgjedhor.

Me anë të një shkrese të dorëzuar në KQZ që mban datën 20 maj, kreu i kësaj partie, Endri Hasa i cilësoi gjetjet sit ë pabazuara dhe sqaroi se koalicioni ka vetëm një llogari bankare të hapur në mars të 2025-ës e cila është deklaruar rregullisht. Ai pretendon se të gjithë të dhënat e donatorëve janë të sakta dhe të verifikueshme. Sipas tyre, KQZ nuk i ka njoftuar paraprakisht për këtë masë administrative dhe kanë kërkuar që të shtyhet vendimmarrja për një masë të tillë deri në dhënien e mundësisë së kundërshtimit të gjetjeve. Versus.al

Poll