POLITIKË /

‘Sapo dola i veshur kuqezi, u tmerruan dhe nuk i lejuan gazetarët’, Ilir Meta reagon nga qelia

'Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!', shkruan Meta

Shkruar nga Versus

‘Sapo dola i veshur kuqezi, u tmerruan dhe nuk i lejuan

Kreu i PL-së, Ilir Meta, tashmë i burgosur dhe nën gjykim për disa akuza ka reaguar pasi i është ndaluar nga administrata e burgut 313 komunikim për shtyp, ndërsa sipas tij ishte rënë dakord që dy ditë më parë që do të kishte prezencë të gazetarëve gjatë votimit të tij.  

Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat. Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.”, shkruan ai në reagimin e tij ndërsa thekson se Edi Rama tmerrohet nga ngjyrat kuqezi pasi i kujtojnë mbrojtjen prej tij të Kushtetutës.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!

Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.

Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.

Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.

Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.

Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.

Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.

Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!

Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!/ Versus.al

Poll