POLITIKË /

Seanca paraprake, Kryemadhi paraqitet në GJKKO, SPAK lexon parashtrimet ndaj saj dhe Metës

Shkruar nga Versus
Seanca paraprake, Kryemadhi paraqitet në GJKKO, SPAK lexon parashtrimet
Monika Kryemadhi e shoqëruar nga avokati i saj

Sot në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca paraprake e radhës për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi. Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të vijojë me leximin e parashtrimeve të kërkesës për kalim në gjykim të dosjes ku janë për t’u lexuar edhe 20 faqe.

Kryemadhi u paraqit në GJKKO së bashku me avokatin e saj. Ndaj ish-deputetes e cila së fundmi është angazhuar në televizion, rëndojë akuzat për 3 veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta. 

Ndërsa ditën e nesërme, apeli i GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e Metës për t’u liruar nga qelia e paraburgimit ku mbahet prej 21 tetorit të vitit 2024. Versus.al

Poll