POLITIKË /

“S’është mesazh për PS”, Çuçi për ‘bojkotin’ e vlonjatëve: Kur ke kundërshtarë të dobët, stadiumi mbetet bosh

Shkruar nga Versus

“S’është mesazh për PS”, Çuçi

Bledi Çuçi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve ku u shpall fituese Brunilda Mersini. Sa i takon pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, Çuçi tha se këtë nuk e sheh si mesazh kritik për Partinë Socialiste.

“Jo nuk mendoj kështu, ju e patë që edhe nga përqindja e votave ishin socialistët që kishin dalë për të votuar”, tha ai për gazetarët.

Madje më tej për të shpjeguar këtë pjesëmarrje të ulët, Çuçi mori si shembull ndeshjen e futbollit me kundërshtarë të dobët ku nuk ka tifozë.

“Pjesëmarrja varej nga shumë fenomene që lidhen me faktin që ishin zgjedhje të pjesshme, ishin zgjedhje që nuk kishin kundërshtarë të fort dhe kur je pa kundërshtarë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh”, tha Çuçi për mediat. Versus.al

Poll