Pyetjes nëse shkon dot në SHBA, kryeministri Edi Rama nuk i është shmangur dot as ditën e sotme gjatë komunikimit direkt me ndjekësit në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë tha se në SHBA udhëton kur ka punë për të kryer, ndërsa ironizoi edhe “non-gratën” e Berishës duke pyetur nëse i është hequr me ardhjen në pushtet të Donald Trump.
“Vizitën e fundit e kam pasur kur kam pasur punë në SHBA. Si e ke problemin? Të kanë thënë se nuk shkoj dot unë në SHBA? Non grata ta ka thënë, se thonë hoqi dorë Edi Rama që nuk e përmend non-gratën. Po nuk e përmend sepse nuk kam kohë se ka gjëra më të rëndësishme se non-grata. Po meqë ra fjala, a u hoq ajo non-grata? Po si keni fytyrë që pyesni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo? Nejse nuk kanë rëndësi këto dhe ato që thuhen lart e poshtë muhabete lagjesh”- u shpreh kryesocialisti.
Ndërsa refuzoi debatin publik me Berishën duke thënë se nuk ka asgjë për të debatuar dhe se ai do të marrë rezultatin më të keq që pas 1997-ës. Versus.al








