POLITIKË /

“Si të na teket”, Bardhi zbulon sesi do të vazhdojë aksioni opozitar në vijim

Shkruar nga Versus

“Si të na teket”, Bardhi zbulon sesi do të vazhdojë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas aksionit opozitar jashtë Kuvendit që zgjati rreth dy orë dhe u mbyll me djegien e manekinëve me foton e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama dhe të deputetit Fatmir Xhafaj e vëllait të tij Geron Xhafa.

Duke mos pasur një strategji të qartë për veprimet e mëtejshme Bardhi u shpreh si më poshtë.

“Nuk bën asgjë më shumë as Putini. Sjell deputetët e tij si dele të përplasen me opozitën, kurse vetë fshihet në Surrel duke shijuar luksin e krijuar me paratë e vjedhura qytetarëve të varfër shqiptarë. Do vazhdojmë si të na teket. Rast pas rasti do të veprojmë me këtë godinë, me godinën e kryeministrisë dhe në çdo godinë tjetër ku është strehuar krimi i organizuar”- deklaroi kreu i grupit parlamentar demokrat.

Ndërkohë, largimi i deputetëve opozitarë përkoi edhe me përfundimin e seancës plenare në Kuvend ku ishin të pranishëm vetëm 71 deputetë socialistë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: