
Në mbledhjen që u duk si një ‘reshtim’ që Rama u bëri kryebashkiakëve të vendit të cilët dëgjonin kryeministrin duke mos arritur të kishin ndonjë argument për kundërshti, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja u ngrit për të dhënë shifra lidhur me procesin e legalizimeve.
Rama e priti me të qeshura ndërhyrjen e tij të cilit i përmendi për batutë faktin që është i zgjedhur nën siglën e PD.
Fisnik Qosja: Kemi 60 matje dhe janë 20 vendime legalizimesh kështu që nuk jemi zero. Nuk jemi aty ku duhet, por zero jo.
Rama: O zero zero, ti je demokrat komplet (qesh). Nejse këto zerot që janë këtu duhen rikalkuluar sepse mbase ka mosrakordim të informacionit. Versus.al







