POLITIKË /

S'ka pushime për socialistët! Rama mbledh sot deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Ky takim vjen në kuadër të angazhimit për forcimin e kontaktit me qytetarët dhe evidentimin e problematikave që ata përballen në jetën e përditshme. Kryeministri u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë muajve të verës, të takohen me banorët në terren dhe të evidentojnë shqetësimet e tyre.

Shkruar nga Versus

S'ka pushime për socialistët! Rama mbledh sot deputetët e

Pasditen e sotme, në orën 18:30, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, si dhe me drejtuesit e strukturave të Bashkisë Tiranë.

Ky takim vjen në kuadër të angazhimit për forcimin e kontaktit me qytetarët dhe evidentimin e problematikave që ata përballen në jetën e përditshme. Kryeministri u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë muajve të verës, të takohen me banorët në terren dhe të evidentojnë shqetësimet e tyre.

Gjithashtu, është theksuar rëndësia e bashkërendimit të një plani pune konkret për adresimin dhe zgjidhjen e këtyre problematikave. Deputetët kanë nisur tashmë takimet me qytetarët dhe pritet t’i raportojnë gjetjet dhe propozimet e tyre drejtpërdrejt tek Kryeministri. /Versus.al/

Tags:

rama takim

Poll