Sot, ndërsa shënohet 113-vjetori i Pavarësisë, 28 Nëntori përkon edhe me ditëlindjen e heroit legjendar të Kosovës, Adem Jashari, i cili këtë të premte do të festonte 70-vjetorin e lindjes.
Në lidhje me këtë përvjetor, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Adem Jashari është heroi që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë simbol i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare.
