
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thirrur për herë të tretë Sali Berishën për ta pyetur si person në dijeni mbi 21 janarin e 2011-ës, kur 4 protestues u vranë përballë kryeministrisë.
Njëkohësisht me paraqitjen e tij sot në SPAK, Berishës i është dhënë edhe fletëthirrja për t’u paraqitur sërish në prokurorinë e posaçme për 21 janarin. Këtë e bëri me dije para gazetarëve duke thënë se do të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij, me shumë gjasë të premten.
Pjesë nga deklarata e tij:
Sali Berisha: Ata që nuk më ftuan mua kanë patur një hall. Por në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka unë di.
Gazetarja: Të premten? Se zakonisht
Sali Berisha: Ja e sheh, ata njoftojnë përpara gazetarët, para se të më njoftojnë mua.
Gazetarët: Çfarë ore
Sali Berisha: doja të dija nëse janë njoftuar mediat përpara meje, urdhëroni sesi funksionon Altin Troplini.
Edhe SPAK e njoftoi zyrtarisht për mediat hirrjen e Berishës për 21 janarin.
"Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës "detyrim paraqitje" në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar." Versus.al

