POLITIKË /

“Suel Çela u angazhua kundër foltores së PD dje”, Noka për përplasjen me Salianjin: Dorëheqja ime i shërben Ramës

Noka tha se fokusi i vetëm duhet të jetë tek protesta për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

Shkruar nga Versus

“Suel Çela u angazhua kundër foltores së PD dje”,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së gjatë të kryesisë së demokratëve ku pati përplasje me ish-deputetin Ervin Salianji pasi ky i fundit i ka kërkuar dorëheqjen.

I pyetur për këtë përplasje, Noka tha se dorëheqja e tij i shërben vetëm Ramës dhe shërbëtorëve të tij.

“Po flas këtu për agjendën e PD, ju po flisni për agjendën e qeverisë. Sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush është ajo e Edi Ramës. Asnjë tjetër nuk e qetëson shpirtin e shqiptarëve të vjedhur. Dorëheqja ime apo e dikujt tjetër qetëson vetëm Ramën dhe shërbëtorët e tij, kjo është mëse e qartë. Për firmat për avokatin e popullit ne kërkuam ndjesë”- u shpreh Noka.

Ndërsa ai thumboi sërish Salianjin, duke thënë se ka patur ankesa se Suel Çela ishte angazhuar në Elbasan për të mos lënë qytetarët që të merrnin pjesë në foltoren që mbajti dje Berisha, por të ishin të pranishëm në një foltore tjetër.

“Kemi patur ankesa nga Elbasani që Suel Çela është angazhuar për të kërcënuar dhe shantazhuar demokratë që të mos merrnin pjesë në foltoren e Sali Berishës, por në një foltore tjetër”- shtoi Noka. Versus.al

Poll