POLITIKË /

Takimi i Trump me Xi Jinping, Rama shkakton të qeshura: S’pata kohë t’i pyesja në telefon çfarë do bënin

Rama tha se çdo marrëveshje mes Kinës dhe SHBA është e mirë për botën.

Shkruar nga Versus

Takimi i Trump me Xi Jinping, Rama shkakton të qeshura: S’pata

Edi Rama u pyet në forumin e Paqes në Paris mbi takimin e presidentit Donald Trump me homologun kinez Xi Jinping me të cilin njoftoi se do të firmoste edhe një marrëveshje. Kryeministri u përgjigj me batutë duke thënë se nuk kishte folur mbrëmë në telefon me ta për t’i pyetur duke shkaktuar kështu të qeshura tek të pranishmit.

“Nuk fola mbrëmë metasepse isha në Rijad kështu që nuk pata kohë t’i merrja në telefon e t’u thoja çfarë do bëni nesër. Vlerësimi im është shumë i thjeshtë, çdo marrëveshje mes SHBA e Kinës është e mirëpër të gjithë dhe çdo krizë mes tyre është e keqe për të gjithë”- u shpreh kryeministri.

Më pas gazetari e pyeti për marrëveshjen mbi Tajvanin, gjë për të cilën Rama e kritikoi me batutë duke i kërkuar që të mos mendonte gjithmonë skenarët katastrofikë.

“Mesa kuptoj ata po takohen për marrëveshje tregtare. Kur Amerika teshtin, bota kollitet, kur Kina teshtin, bota futet në karantinë. Kështu që duhet të bëhen bashkë për të mirën e botës”- tha Rama. Versus.al

Poll