POLITIKË /

"Të ngujohemi në seli pa afat", Bardhi propozon që Salianji të mos dorëzohet në polici: Ta ruajnë deputetët

Ndryshe nga qëndrimi i Salianjit, Bardhi tha se duhej që të mos zbatohej ku vendim duke e konsideruar si urdhër politik të Ramës.

Shkruar nga Versus

"Të ngujohemi në seli pa afat", Bardhi propozon që

Ndërkohë që në konferencën që pati për mediat, deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se do të vetëdorëzohet në polici pas shkresës së prokurorisë që kërkon arrestin e tij në kuadër të dënimit që dha dje gjykata e Apelit me 1 vit burg, grupi parlamentar i PD duket se ka pasur një mendim tjetër.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka propozuar që Salianji të mos dorëzohet dhe në vend të kësaj të ketë një ngujim të tij në selinë e partisë Demokratike ku do të ruhet nga të gjithë deputetët e grupit parlamentar. Bardhi propozoi që ngujimi të jetë pa ndërprerje për 24 orë të ditës.

Sipas deputetëve demokratë, urdhri i arrestit nuk duhet zbatuar pasi është urdhër politik i kryeministrit Edi Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: