Live Updates /

Reforma në Drejtësi/ Sadushi: Është ngadalësuar, mungon vullneti politik! ‘Komisioni i Venecias’: Gjyqësori ka përparime

*Sot në Tiranë u mbajt konferenca me temë: 30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias. Pjesëmarrësi shin përfaqësues të institucioneve të drejtësisë si dhe të partive politike. *Mes tyre, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi pati kritika ndaj politikës. Sipas tij, Reforma në Drejtësi nuk ka dështuar, por po pengohet si pasojë e mungesës së vullnetit politik. *Ndërsa presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka tha se vendi kishte bërë përparim në drejtimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor. *Opozita pati kritika duke thënë se Vettingu u kthye në “gjueti shtrigash” dhe se sistemi i drejtësisë është i kapur nga qeveria.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
2 ORE ME PARE

Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit

Reforma në Drejtësi/ Sadushi: Është ngadalësuar, mungon

Presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka ka mbajtur fjalën e saj gjatë konferencës që u organizua në Tiranë për 30 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin Evropës.

Teksa u fol për Reformën në Drejtësi, Suchocka tha se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj për reformimin e pushtetit gjyqësor.

“Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit. Kjo është theksuar qartësisht në opinionin e Komisionit të Venecias të vitit 2016. Dhe Komisioni ka përgëzuar autoritetet shqiptare dhe ekspertët e Komisionit të Posaçëm në lidhje me përgatitjen e Reformës Kushtetuese për gjyqësorin. Ne vazhdojmë që të kemi dialog të përhershëm”, tha mes të tjerash Suchocka. Versus.al

3 ORE ME PARE

Reforma në Drejtësi, kreu i Gjykatës së Lartë: Nuk ka dështuar, u pengua nga mungesa e vullnetit politik

Reforma në Drejtësi/ Sadushi: Është ngadalësuar, mungon
Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë

Sot u organizua një konferencë me rastin e 30 vjetorit të pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës ku kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi mbajti një fjalim të fortë me kritika ndaj politikës sa i takon ecurisë së Reformës në Drejtësi.

Ai theksoi se “Reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Ajo është ngadalësuar nga mungesa e vullnetit për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm dhe ndershmëri me të cilën u ndërtua. Ajo lindi nga konsensusi më i gjerë politik në historinë e pluralizmit shqiptar, me 140 vota ‘pro’ dhe me dakordësinë e plotë të Komisionit të Venecias, që u bë garancia ndërkombëtare e legjitimitetit të saj.”

Sadushi vuri në dukje se reforma nuk është një projekt vetëm i drejtësisë, por një sfidë kombëtare që përfshin politikën, administratën dhe çdo institucion që mban përgjegjësi ndaj qytetarit.

“Reformimi nuk është vetëm detyrë e drejtësisë, por edhe e politikës, e administratës dhe e çdo institucioni që mban përgjegjësi ndaj qytetarit. Është vetë politika ajo që duhet të tregojë ndryshim dhe përgjegjshmëri, sepse vetëm një politikë e pjekur dhe një drejtësi me integritet mund të garantojnë së bashku një sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur.”

Sipas tij  drejtësia shqiptare duhet të hyjë në fazën e vetëpërmirësimit dhe të konsolidimit, duke e çliruar veten nga “kompleksi i reformave” dhe duke fituar besimin përmes sjelljes dhe vendimeve të ndershme. “Qytetari nuk kërkon drejtësi të përsosur, por drejtësi që përpiqet çdo ditë të jetë më e drejtë. Besimi nuk fitohet me fjalë, por me sjellje dhe me vendime që mbrojnë ligjin dhe dinjitetin njerëzor.”

Në përfundim, Kryetari Sadushi u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë dhe politikës që të mbajnë gjallë frymën e reformës përmes integritetit, guximit dhe përulësisë para ligjit: “Le ta bëjmë drejtësinë pasqyrë të më të mirës që kemi si komb, me integritet që nuk blihet, me dinjitet që nuk përkulet dhe me etikë që nuk komprometohet.” Versus.al

Poll