POLITIKË /

“Të padënueshëm nga gjykata e politikës”, Rama për lajmet mbi Ballukun: Të gjithë janë të pafajshëm deri në një vendim të prerë

Duke u përgjigjur shkurt, Rama tha se nuk kishte komente mbi punën e drejtësisë, por theksoi se askush nuk mund të dënohet nga gjykata e politikës dhe se kushdo është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

Shkruar nga Versus

“Të padënueshëm nga gjykata e politikës”, Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Berlin, dha një prononcim për DË lidhur me lajmet e shpërndara ditën e djeshme për thirrjen e zëvendëses së tij, Belinda Balluku në SPAk, të hënën e ardhshme.

Rama nuk bëri asnjë koment lidhur me rastin, ndërsa theksoi se drejtësia ka punën e saj dhe se çdokush është i pafajshëm derisa çështje të caktuara të marrin formë të prerë.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vetë dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës”- u shpreh kreu i qeverisë. Versus.al

Poll