POLITIKË /

"Të votosh kënetën, je politikisht autik", Rama kërkon ndjesë: Term i gabuar, e mësova se është i papërshtatshëm

Shkruar nga Versus

"Të votosh kënetën, je politikisht autik", Rama

Kryeministri Edi Rama mbrëmë vonë ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale duke kërkuar ndjesë për përdorimin e termit “autik” për të ironizuar ata që votojnë për opozitën.

Teksa e konsideroi njerëzore që të gabojë, Rama tha se tashmë e ka mësuar se pavarësisht se e përdori duke thënë “politikisht autik”, ky term është i papërshtatshëm.

"Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autikë dhe me siguri kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politik, shprehje që më ka mbetur diku në mendje se është përdorur edhe në literaturën politike, akademike dhe më doli sot krejt padashje. Por, ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, se vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë”- shprehet ai.

Ndërsa thotë se ky gabim e nxit që të shtojë më shumë mbështetjen nga qeveria për fëmijët e spektrit autik, nuk harroi t’u përgjigjej edhe reagimeve të shumta nga opozita për këto cilësime të tij.

“Prandaj kërkoj ndjesë dhe u garantoj se kam  jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyrë që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria. Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit për të përfituar pikë në sy të atyre prindërve të nderuar, u jap fjalën se kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen që t’i japim mësimin e merituar më 11 maj për të gjitha prapësit e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi”- përfundon kreu i qeverisë në videon e publikuar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: