POLITIKË /

'Territorialja', qeveria u lë kohë demokratëve deri në darkë! PD: Nuk kemi bojkotuar, mbledhjet u bënë pa konsensus

Shkruar nga Versus

'Territorialja', qeveria u lë kohë demokratëve deri

Ashtu siç pritej, seanca e sotme plenare nisi me debate mes opozitës dhe mazhorancës përsa i takon bojkotit të mbledhjeve të Komisionit të Reformës Territoriale. Demokratët e cilësuan të paligjshme përpjekjen e qeverisë për të ndryshuar përbërjen e komisionit dhe për të caktuar vetëm një kryetar, ndërsa socialistët nuk pranuan të hiqnin këtë propozim nga rendi i ditës.

Thënë kjo, socialistët u kanë lënë afat demokratëve që deri në mbrëmje të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo në komision, ose në të kundërt do të votojnë ndryshimet.

“Ca thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes. Më komunikuan mbrëmë që ju jeni tërhequr nga bojkoti, të paktën këtë haber na keni sjell dje. Sot shoh që jeni tërhequr nga ajo që keni vendos dje”, tha Balla.

Nga ana tjetër, PD pretendoi se nuk i ka bojkotuar mbledhjet, por se ato ishin thirrur nga Arbjan Mazniku pa patur konsensus mes palëve. Versus.al

Poll