POLITIKË /

Thyerje mikrofonash e djegie karrigesh, zbardhet shuma e dëmit që duhet të paguajnë deputetët e PD

Më shumë se 764 mijë lekë do duhet të paguajnë në total deputetët Bardhi, Noka, Nallbati dhe Elda Hoti për kaosin e shkaktuar në seancën e 30 shtatorit.

Shkruar nga Versus

Thyerje mikrofonash e djegie karrigesh, zbardhet shuma e dëmit që

Tiranë- Kuvendi ka hartuar faturën përfundimtare të dëmeve që duhet të paguajnë deputetët e Partisë Demokratike për thyerjen e mikrofonave, djegien e tapetit të sallës dhe djegien e karrigeve në seancën e 30 shtatorit.

Në total, deputetët duhet të paguajnë shumën prej 764.922 lekësh, si faturë e dëmit të shkaktuar në rinisjen e aksionit të dhunshëm opozitar. Përgjegjës për faturën e dëmeve të shkaktuara janë deputetët, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti. Konkretisht:

Gazment Bardhi duhet të paguajë faturën prej 209.175 lekësh

Flamur Noka duhet të paguajë faturën 187.455 lekë

Bledion Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë

Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë

Afati që kanë deputetët për të bërë pagesën e dëmit të shkaktuar, është 20 nëntori. Në të kundërt, paratë do t’u mbahen nga rroga e deputetit. Në seancën e 30 shtatorit, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexoi shkresën e prokurorisë për arrestimin e Ervin Salianjit dhe shpalli vakancën e mandatit të tij, deputetët e PD-së iu rikthyen kaosit opozitar duke thyer mikrofonë të disa prej deputetëve socialistë, duke djegur tapetin ceremonial të sallës dhe karriget e tyre jashtë godinës së Kuvendit. Ata kanë paralajmëruar se aksioni i dhunshëm opozitar do të vijojë deri në krijimin e një qeverie teknike në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa menjëherë pas kaosit, policia mblodhi provat dhe referoi materialet në SPAK duke akuzuar deputetët për shkatërrim të pronës me zjarr. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: