POLITIKË /

Transformimi fizik i Metës, Balliu inspekton qelinë e kreut të PL: E vetmja në burg që s'kishte sinjal

Shkruar nga Versus
Transformimi fizik i Metës, Balliu inspekton qelinë e kreut të
Klevis Balliu, Ilir Meta

Pas transformimit fizik që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kishte pësuar, janë ngritur pikëpyetje të shumta lidhur me shëndetin e tij dhe mënyrën sesi trajtohet në paraburgimin e ‘313’-ës.

Lidhur me këtë çështje, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë sot një inspektim në qelinë e Metës për të parë kushtet në të cilat ai ndodhet. Balliu tha se qelia e Metës ishte e vetmja që nuk kishte sinjal dhe se prej 19 muajsh ai nuk lejohet të takohet me prindërit e tij.

“E vetmja qeli ku nuk funksionon sinjali është ajo e Ilir Metës. Por për këtë ai ishte shumë i qartë, i përballon të gjitha. Ajo që kërkon është më minimalja, që të ketë mundësinë e komunikimit me deputetët e tij si kryetar partie. Sot edhe komunikimet me Tedi Blushin duhet t’i bëjë nëpërmjet një personi tjetër. Prej 19 muajsh Ilir Meta nuk takon dot prindërit e tij të sëmurë”- tha Balliu.

Ndër të tjera, ligjvënësi ngriti edhe shqetësimet e tjera rreth kushteve të burgut 313.

“Ky burg është shumë i vogël, nuk i ka kushtet për të kryer dënimin në mënyrën që duhet. Të paraburgosurit janë njerëz që prezumohen të pafajshëm pavarësisht se u është hequr liria. Më treguan një komodinë me 30 libra ndërkohë që këtu janë 400 e ca të paraburgosur. Sa u thashë do ndërmarr një nismë që këto të bëhen biblioteka”- shtoi deputeti. Versus.al

Poll