
Procesi zgjedhor shembullor i zhvilluar në Kosovë ditën e djeshme ka sjellë edhe reagimin e kreut të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj i cili që prej javësh proteston para kryeministrisë për skandalet e qeverisë.
Ai përgëzoi Kosovën duke e konsideruar si shembull demokracie ndërsa ka kritikuar realitetin e ashpër në Shqipëri ku bëhet çdo përpjekje për deformimin e votës duke sjellë që më pas partitë politike të mos pranojnë rezultatin.
“Urime Kosovë! U ka lezet demokracia! Turp e faqe zezë që në Shqipëri ende vidhet e deformohet vota. Hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”, shkruan Lapaj. Versus.al


