Në prag të datës së zgjedhjeve, kur çdo lloj mesazhi nga ndërkombëtarët interpretohet, ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një deklaratë të zv.presidentit aktual J.D Vance.
Thelbi i mesazhit është që udhëheqësit të mos kenë frikë nga qytetarët e tyre, edhe nëse këta të fundit kanë pikëpamje të ndryshme me ta.
"Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre."- Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance”- thuhet në statusin e publikuar nga ambasada e SHBA në Tiranë. Versus.al








