POLITIKË /

"Ulje taksash dhe 10 milion euro për të rinjtë", Berisha kërkon votën në Berat

Berisha në fjalën e tij përpara qytetarëve në Berat premtoi ulje drastike të taksave në rast të fitoreje të PD-së, brenda 100 ditëve të para.

Shkruar nga Versus

 

"Ulje taksash dhe 10 milion euro për të rinjtë",

Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në Berat në javën përmbyllëse të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, ku sërish shpalosi një pjesë të mirë të programit të koalicionit opozitar.

Berisha në fjalën e tij përpara qytetarëve në Berat premtoi ulje drastike të taksave në rast të fitoreje të PD-së, brenda 100 ditëve të para.

Fjala e Berishës në Berat:

Miq, 100 ditët e para do shpallim paktin kombëtar me rininë dhe për rininë.

Ky pakt do garantojë çdo të diplomuar brenda një viti punësim në sektorin publik apo privat.

Ky pakt nënkupton krijimin e zyrave të karrierës në të gjitha universitetet me qëllim orientimin dhe punësimin e tyre në ndërmarrje publike dhe private.


Startup Albania, rinia në sipërmarrje, do jetë shtyllë e këtij pakti. Një fond fillimisht me 10 milionë euro për të financuar startupet e çdo të riu. Për të financuar projektet e çdo studenti, ëndrrat e tij.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: