POLITIKË /

“Vetëm sat *me i nënshtrohem”/Flamur Nokën e lënë nervat, shan nga nëna në rrjete sociale: Mamin si e ke?

Pasi ka lexuar komentet e qytetarëve, duket se deputeti nuk ka mundur të ruajë qetësinë, duke iu drejtuar disa komentuesve me gjuhë të papërshtatshme dhe fyese.

Shkruar nga Versus

“Vetëm sat *me i nënshtrohem”/Flamur Nokën e

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përfshirë në një debat të ashpër dhe denigrues në rrjetet sociale, pas publikimit të deklaratave të tij në një intervistë televizive. Pas shfaqjes në media, Noka ka reaguar në mënyrë të menjëhershme ndaj komenteve kritike të ndjekësve në platforma si Facebook dhe Instagram.

Pasi ka lexuar komentet e qytetarëve, duket se deputeti nuk ka mundur të ruajë qetësinë, duke iu drejtuar disa komentuesve me gjuhë të papërshtatshme dhe fyese. Në përgjigje të një kritike, ai ka përdorur shprehje si “vetëm sat *me i nënshtrohem” dhe “si është mami”, komente që kanë shkaktuar reagime të shumta dhe janë konsideruar denigruese në opinionin publik.

Ky incident vjen në një kohë kur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është në kulmin e saj, dhe debati politik shpesh shoqërohet me tone të ashpra dhe gjuhë ofenduese mes kandidatëve dhe përkrahësve të tyre. Kjo ka ngritur sërish pikëpyetje mbi etikën e komunikimit publik nga përfaqësuesit politikë dhe rolin që ata duhet në raport me qytetarët. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: