POLITIKË /

VIDEO/ E paprecedentë, Kuvendi rrethohet me gardh metalik! Bardhi: Akt që turpëron çdo shqiptar

Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se është e turpshme sesi një vend anëtar i NATO-s rrethon Kuvendin si të ishte duke u mbrojtur nga "armiqtë" deputetë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ E paprecedentë, Kuvendi rrethohet me gardh metalik! Bardhi: Akt

Një situatë e paprecedentë ka kapluar tashmë jetën parlamentare pas rinisjes së aksionit të dhunshëm të opozitës në Kuvend. Para nisjes së seancës plenare të sotme, Garda a rrethuar hyrjen e Kuvendit me gardh metalik për të parandaluar hyrjen e deputetëve të përjashtuar të PD.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi i cili duke publikuar pamjet në rrjetin social “facebook” e cilëson këtë si “akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar”.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë. Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”- thuhet në reagimin e Bardhit. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: