POLITIKË /

VIDEO/ Jamarbër Malltezi del nga SPAK me foto në dorë, Prokuroria e Posaçme i komunikon zyrtarisht akuzat

Akuzat që SPAK i ka komunikuar të pranuara dhe nga vetë Malltezi janë “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Jamarbër Malltezi del nga SPAK  me foto në dorë,

Jamarbër Malltezi ka dal pas 20 minutash nga Prokuroria e Posaçme, ku dhe është njohur me akuzat.

Akuzat që SPAK i ka komunikuar Malltezit janë “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

Malltezi: 

Prokurorët e Tiranës të tmerruar nuk flisnin dot, nuk shikonin në sy. Kanë vendosur një akt akuzë e cila përmban gënjeshtra të trasha, që në faqen 5 thotë që ndërrimin e destinacionit e bëri Sali Berisha, kur e bukura është që në dokumentet e veta e kanë që e ka bërë Edi Rama dhe pa kërkesë nga pala e kërkuar.

Kanë gënjyer dhe janë për tu keqardhur, kur pushteti i përçmon aq trashë dhe i bën të gënjejë aq trashë sa të mos vendosin as planin e 2008 që e ka miratuar Edi Rama me vendimin e Këshillit bashkiak nr. 238 të datës 27 dhjetor 2008.

E fshehin, pra njerëz që gënjejnë, fshehin dokumente apo duhen thjeshtë mëshiruar.

VIDEO/ Jamarbër Malltezi del nga SPAK  me foto në dorë,

Sa herë të shikoni këtë çështje shikoni keto foto. Nga njëra anë keni Edi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur tokën e pronarëve privat dhe ndërtesë dykatëshe për një shkollë publike dhe nga ana tjetër kemi disa familje pronare, që i ndërtojnë falas shtetit kopsht dhe çerdhe më të bukurin në Tiranë, përveç se sistemojnë 41 familje. Ky është dallimi.

Versioni i Edi Ramës është ta vjedhë tokën me gjithë ndërtesë dy katëshe për 1 euro.

Versioni i palës pronare, ta blejë sipas ligjeve të shtetit dhe të mos nxjerrë asnjë nga ata hallexhinj informal që ishin aty në rrugë, por ti sistemojë.

Jemi në situatë afërmendsh.

Unë pashë këto gënjeshtra dhe këto ngrita dhe aty isha veç 5 minuta dhe nuk pashë shumë gjëra.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: