Një situatë e paprecedentë u shënua pasditen e sotme, vetëm një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit.
Pamjet që qarkullojnë në media, tregojnë një zyrë të simpatizantëve të Partisë Socialiste, që dyshohet se vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë. Pasi kanë shquar persona jashtë zyrës së tyre (media), pa logo elektorale brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në ambientet e zyrës.
Po ashtu kandidati për deputet, Belind Këlliçi ka denoncuar rastin në fjalë dhe pas pak minutash ka mbërritur policia.
Pas disa minutash deputeti socialist Erjon Braçe mbërriti në zyrën në fjalë por nuk dha sqarime, ndonëse u pyet nga gazetarja. Me ton të ashpër ai i ka kërkuar grupit të xhirimit të largohet.
“Ti dhe ky banditi këtu” ( I drejtohet përfaqësuesit PD dhe gazetares)
“Mu zhduk po të them! Nuk po të llogaris” i thotë Braçe.
View this post on Instagram
/Versus.al/







