
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot “Foltoren” e radhës në Laprakë, ku një moment emocional i një simpatizanti të zjarrtë të PD-së tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Duke marrë fjalën, ai u shpreh me pasion se Berisha është i vetmi lider që i beson plotësisht për të dalë kundër “kësaj të lige, këtyre kriminelëve që po i pinë gjakun shqiptarëve”.
Në kulmin e fjalës, simpatizanti shpërtheu: “Nuk ia kam besën askujt më shumë se sa ty. Të dua shumë Sali Berisha, të dua më shumë se babain tim!”, duke shkaktuar duartokëritje të zjarrta nga turma në sallë./Versus.al

