POLITIKË /

VIDEO/ Rama ndan pamjet nga lirimi i hapësirave publike: Nuk mbarojmë këtu!

Prej më shumë se një muaji, në të gjithë vendin po vijon një fushatë për largimin e strukturave të ngritura pa leje nga bizneset private. Bëhet fjalë për zaptimin e trotuareve me struktura metalike apo vendosjen e shezlongëve dhe çadrave në zonat bregdetare, në kundërshtim me ligjin.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Rama ndan pamjet nga lirimi i hapësirave publike: Nuk mbarojmë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video të re në Facebook, duke sjellë pamje nga aksioni në vijim për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri. Në këtë postim, ndryshe nga herët e tjera, kreu i qeverisë nuk ka shoqëruar videon me asnjë koment.

Prej më shumë se një muaji, në të gjithë vendin po vijon një fushatë për largimin e strukturave të ngritura pa leje nga bizneset private. Bëhet fjalë për zaptimin e trotuareve me struktura metalike apo vendosjen e shezlongëve dhe çadrave në zonat bregdetare, në kundërshtim me ligjin.

Aksioni është pjesë e një iniciative më të gjerë për kthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe për rikthimin e rendit urban në zonat turistike dhe urbane të vendit./Versus.al/

Tags:

rama

Poll