POLITIKË /

VIDEO / Rama “pikturon” mbi Librin e Etikës gjatë votimit për Kryetarin e Kuvendit

Në foton që po qarkullon në media, duket qartë se Rama po vizaton me stilolaps mbi faqet e librit, teksa mban edhe telefonin në dorë.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Rama “pikturon” mbi Librin e Etikës gjatë votimit
Ndërsa deputetët e Kuvendit po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e ri të Kuvendit, proces i nisur pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një moment jashtë protokollit ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në sallë, është fotografuar duke pikturuar mbi Librin e Etikës së Deputetit, ndërkohë që zhvillohej procesi i votimit. Në foton që po qarkullon në media, duket qartë se Rama po vizaton me stilolaps mbi faqet e librit, teksa mban edhe telefonin në dorë.

Momenti wshtw fiksuar nga gazetari Isa Myzyraj, i cili e ka bwrw videon publike nw rrjetet sociale. 

Ky veprim ka ngritur pikëpyetje dhe komente në rrjetet sociale, veçanërisht për simbolikën që mbart fakti se "përdorimi artistik" i kryeministrit është bërë pikërisht mbi një dokument që përcakton normat e sjelljes dhe etikës së deputetëve në Kuvend.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka propozuar Niko Peleshin për postin e Kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që procesi i votimit është ende në zhvillim. Peleshi pritet të zgjidhet në këtë detyrë me shumicën e siguruar nga PS në legjislaturën e re.

Poll