Një moment tensioni u regjistrua në foltoren e Kuvendit, kur deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u përplas me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu.
Gjatë incidentit, Spahiu i bëri me dije Balliut se i ishte hequr e drejta e fjalës për këtë seancë dhe i kërkoi të ulej.
Megjithatë, deputeti refuzoi dhe iu drejtua Spahiut, ndërsa situata u tensionua aq sa u kërkua ndërhyrja e Gardës së Republikës.
Më pas nënkryetarja e Kuvendit ndërpret seancën duke kërkuar 5 minuta pushim. /Versus.al

