POLITIKË /

Vizita misterioze në kryeministri, ambasadorja e SHBA në Greqi në zyrën e Ramës

Guilfoyle njihet si një ndër njerëzit më të afërt të Trumpit.

Shkruar nga Versus

Vizita misterioze në kryeministri, ambasadorja e SHBA në Greqi në

Mbrëmjen e djeshme, një vizitë misterioze është zhvilluar në godinën e kryeministrisë ku mbërriti Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e SHBA-ve në Athinë e cila u prit nga kryeministri Edi Rama.

Pamjet janë xhiruar në mënyrë rastësore nga një telefon celular. Nuk dihet arsyet arsyeja e një vizite të tillë dhe përse ambasadorja e huaj në një vend fqinj duhet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë. Megjithatë, ajo që e bën takimin edhe më interesant është fakti se Guilfoyle njihet si një prej figurave kyç të rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Vizita misterioze në kryeministri, ambasadorja e SHBA në Greqi në

Kjo vizitë e ambasadores Guilfoyle në Kryeministri nuk është njoftuar zyrtarisht dhe Kryeministria deri më tani nuk e ka komentuar takimin. Guilfoyle nuk është pritur nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë, duke e bërë edhe më enigmatik këtë vizitë të fshehtë. Versus.al

Poll