POLITIKË /

Vota e diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar, Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare informacion mbi subjektet që ofrojnë shërbim postar ndërkombëtar dhe në përgjigjen që ka marrë, rezulton se nga 26, vetëm 5 prej tyre e mundësojnë dërgimin e fletës së votimit me postë jashtë vendit përkundrejt një tarife.

Shkruar nga Versus

Vota e diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar,

Kur edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare 2025, ende nuk janë miratuar rregullat e funksionimit dhe transportit me postë të votave të diasporës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka identifikuar postat të cilat mundësojnë dërgimin e fletës së votimit jashtë territorit dhe dërgimin e saj brenda orës 19:00 të ditës së zgjedhjeve, ashtu siç e përcakton Kodi Zgjedhor, në të kundërt votat konsiderohen të pavlefshme.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare informacion mbi subjektet që ofrojnë shërbim postar ndërkombëtar dhe në përgjigjen që ka marrë, rezulton se nga 26, vetëm 5 prej tyre e mundësojnë dërgimin e fletës së votimit me postë jashtë vendit përkundrejt një tarife.

Fleta e votimit do të dërgohet në atë adresë të cilën emigrantët shqiptarë do e deklarojnë në platformën elektronike ku do të regjistrohen. Transporti do të kryhet nga shteti ndërsa tarifën e kthimit, do ta paguajë vetë emigranti. Posta që do të përdoret  për të shpërndarë  fletën e votimit jashtë territorit  do të lejoje gjurmimin e dërgesës duke siguruar që  fleta të mbërrijë në destinacion brenda afatit te caktuar.

Pritet që projektvendimi i Celibashit të shqyrtohet të hënën në Komisionin Rregullator ku shumë herë janë shprehur rezerva mbi rregulloret e hartuara nga kreu i KQZ mbi procesin që pritet të realizohet për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: