Edhe pse Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur që votat e ardhura nga Greqia të numërohen njësoj si të gjitha votat e tjera të diasporës, procesi i numërimit nuk ka nisur ende. Sipas vendimit, numërimi duhej të kishte filluar menjëherë pas zbardhjes së vendimit të KAS-it.
Në kushtet e paqartësisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër në orën 09:30, për të shqyrtuar hapat që duhet të ndërmerren në lidhje me këtë çështje.
Partia Socialiste ka paraqitur kërkesë zyrtare për zbatimin e vendimit të KAS dhe nisjen e menjëhershme të numërimit, ndërsa Partia Demokratike ka paraqitur kontestime, duke kërkuar sqarime për vlefshmërinë e këtyre votave.
Njoftimi i KQZ:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e premte, datë 16 maj 2025, ora 09:30 me këtë rend dite:
Çështje për shqyrtim rishtazi:
1.Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për marrjen e masave për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë. /Versus.al/






