POLITIKË /

Votat për kandidatët në Tiranë, PS me Blendi Goxhen si më të votuarin! Tabaku shkëputet nga Alimehmeti dhe fiton mandatin

Shumë figura të të dy kaheve më të mëdha politike, kanë mbetur jashtë Kuvendit të ardhshëm.

Shkruar nga Versus

Votat për kandidatët në Tiranë, PS me Blendi Goxhen si

Kur janë numëruar pjesa më e madhe e kutive të votave preferenciale në Tiranë, kandidatët kanë thelluar dukshëm diferencën ndaj njëri-tjetrit.

Në Tiranë, më i votuari i socialistëve rezulton Blendi Gonxhja me 15.693 vota, i ndjekur nga Ervin Hoxha me 12.863 dhe Erion Braçe me 11.613 vota. Të tjerë kandidatë që e kanë siguruar praninë e tyre në Kuvendin e ardhshëm janë edhe Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Xhemal Qefalia dhe Anila Denaj.  Deri më tani, jashtë Kuvendit duket se do të mbeten emra të njohur si Pandeli Majko, Ermonela Felaj, Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Olta Xhaçka, Etjen Xhafaj dhe Toni Gogu.

Votat për kandidatët në Tiranë, PS me Blendi Goxhen si

Nga ana tjetër, demokratët të cilët mund të fusin në Kuvend vetëm një prej kandidatëve nga lista preferenciale duke qenë se në total kanë 13 mandate në Tiranë, kanë më të votuarën Jorida Tabakun e cila ka arritur të marrë 11.855 vota, përballë 10.858 votave të Ilir Alimehmeti i cili mbetet jashtë Kuvendit të ri.

Votat për kandidatët në Tiranë, PS me Blendi Goxhen si

As kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili prej muajsh mbahet i arrestuar, nuk ka arritur të marrë votat e duhura për të qenë pjesë e Kuvendit, duke siguruar deri më tani vetëm 4623 vota. Versus.al

Poll