POLITIKË /

Votat preferenciale nga Diaspora, Celibashi: 50 mijë fletë votimi ende për t’u numëruar, 2 mijë ishin të pavlefshme

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirian Celibashi ka folur në një konferencë për mediat ku zbuloi se janë 50 mijë vota preferenciale për t’u numëruar.

Shkruar nga Versus

Votat preferenciale nga Diaspora, Celibashi: 50 mijë fletë votimi ende

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se janë edhe 50 mijë fletë votimi për t’u numëruar nga Diaspora, teksa gara është e nxehtë mes 8 socialistëve pë të marrë mandatin. Ndërkohë, Celibashi zbuloi se kanë rezultuar rreth 1971 vota të pavlefshme.

“201 795 numri i fletëve të votimit të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë të pavlefshme. Për ta kuptuar më qartë janë 201 795 votues nga jashtë. Pra po të vëreni dhe ta konstatoni pasi të mbarojmë bashkëbisedim nga numri total i zarfeve postarë të mbërritur në KQZ, janë 110, janë shqyrtuar 95 apo 98, ka kuptim logjik. Nga kjo e tërë e shqyrtuar kanë rezultuar numër pak më i vogël fletësh votimi që iu janë nënshtruar procesit...dhe tani po vazhdon vlerësimi i fletëve të votimit për kandidatët. Këto fletë votimi janë duke u rivlerësuar vetëm për kandidatët. Janë përjashtuar fletët e votimit që ka vota vetëm për partitë politike, dhe po vlerësohen vetëm ata që kanë pasur votë për kandidatët.”, u shpreh Celibashi. 

Celibashi i është përgjigjur edhe akzuave se ka patur manipulime në votat e Diasporës duke shprehur siguri të plotë se KQZ në këtë proces ka prodhuar integritet të plotë.

“Nëse verifikohen shkelje të ligjit dhe ndikojnë në rezultat çdo lloj votimi mund të shpallet i pavlefshëm. Me siguri të plotë them se çfarë ka administruar KQZ me këtë proces ka prodhuar integritet të plotë të paktën për atë segment dhe kompetencë të KQZ. Ngelet diskutimi se si votuesit nga jashtë kanë votuar, por në momentin që gjithsecili prej tyre ka vendosur fletën e votimit në zarfin përkatës, asnjë gjë s’e ka cenuar integritetin e procesit zgjedhor. Më shumë akoma në ambientin ku zhvillohet procesi i numërimit të votave. Nga ana tjetër, ka të drejtën e vet për të kërkuar dhe sqaruar çdokush që ka pretendimet për këtë proces. Kemi përgjigje për çdo pyetje të mundshme. “, shtoi Celibashi.

I pyetur për kërkesën që kanë paraqitur disa kandidatë dhe një subjekt politik, Djathtas 1912 për të marrë pamjet filmike pasi pretendojë se u janë vjedhur votat, Celibashi tha se KQZ e parashikon këtë të drejtë.

“Nëse një parti politike apo koalicion, iu kemi thënë që gjithsecili prej këtyre subjekteve mund të tërheqë në KQZ pamjet filmike. Nëse nuk i siguron dot për arsye të ndryshme, KQZ  ua vë në dispozicion çdo kandidati. Unë e di se çfarë duhet të ndodhë por nuk dua të ndërhyjë në kompetencën e njërit apo tjetrit. Rinumërimi nuk ka të bëjë me komisionerin shtetëror. Nuk dua të jap një përgjigje për këtë gjë. Është njësoj si te jem gjyqtari i shkallës së parë dhe të them se çfarë do të bëjë Apeli”, u shpreh Celibashi.Versus.al

Poll