POLITIKË /

Zbulohet arsyeja e fortë pse Jozefina Topalli nuk mori pjesë në seancën e betimit në Parlament

Deputetja ndodhet në Itali, pasi këtë fundjavë djali i saj Genar Topalli do të kurorëzojë dashurinë me Cindy Marina në një ceremoni private.

Shkruar nga Versus
Zbulohet arsyeja e fortë pse Jozefina Topalli nuk mori pjesë në
Jozefina Topalli

135 nga 140 deputetë të zgjedhur më 11 Maj janë betuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Dy deputetë të PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo dhanë dorëheqjen nga mandati ndërsa tre deputetë të PD-së, munguan në seancën plenare, konkretisht; Albana Vokshi, Oerd Bykykbashi dhe Jozefina Topalli.

Për mungesën e kësaj të fundit, Newsbomb.al ka mësuar se ndodhet në Itali, pasi këtë fundjavë djali i saj Genar Topalli do të kurorëzojë dashurinë me Cindy Marina në një ceremoni private.

Kujtojmë që modelja Ciny Marina në shkurt të këtij viti, organizoi një festë të madhe beqarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë ditë, postimet e moderatores sportive në rrjete sociale mbajtën të update-uar të gjithë ndjekësit kureshtarë.

Jozefina Topalli, e shumëpërfolura e cila kandidoi më 11 Maj, do të rikthehet në karriget e ligjvënësve ndërsa më herët ka drejtuar edhe Kuvendin e Shqipërisë.

Edhe pse e shkëputur nga politika prej disa vitesh, për Jozefina Topallin seanca e betimit duket se nuk ka pasur një rëndësi të veçantë përpara gëzimit në familje. Deputetët të cilët munguan në çelje të kësaj legjislature, mund të betohen në seancën e radhës.

Poll