Kur kanë kaluar rreth 5 ditë nga hapja e aplikimeve për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ka pasur shifra të konsiderueshme të personave të interesuar.
Deri më tani, 16 163 persona kanë aplikuar për t’u regjistruar, ndërsa janë miratuar 2445 kërkesa. Pjesa më e madhe e personave që kanë aplikuar, rreth 63% janë meshkuj, ndërsa pjesa tjetër janë femra.
Interesi më i madh për të votuar shihet tek grupmosha 26-35 vjeç. Italia kryeson në listën e shteteve prej ku emigrantët shqiptarë duan të votojnë.
Procesi i regjistrimit është i hapur deri më 4 mars, ndërsa pas konfirmimit të regjistrimit, në adresën e dhënë nga emigrantët shqiptarë do t’u shkojë posta me fletën e votimit shpenzimet e së cilës këtë herë do të mbulohen nga shteti shqiptar duke qenë se është hera e parë që mundësohet vota e diasporës. Versus.al








