POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit, numër i lartë aplikimesh nga diaspora për t'u regjistruar si votues

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), brenda 3 ditëve ka pasur rreth 12 mijë aplikime nga disaspora për t'u regjistruar si votues.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, numër i lartë aplikimesh nga diaspora për

Kur kanë kaluar tre ditë nga hapja e aplikimeve për shqiptarët e diasporës me qëllim që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, shifrat e deritanishme tregojnë interes relativisht të lartë.

Siç pasqyrohet në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë dorëuzar 11973 kërkesa për t’u regjistruar si votues dhe 1717 prej tyre janë miratuar deri më tani, ndërsa vijon procesi për shqyrtimin e kërkesave të tjera.

Brenda tre ditësh nga aplikimi, emigrantëve shqiptarë do u mbërrijë përgjigjia nëse u është pranuar kërkesa. Në rast refuzimi, ata kanë të drejtë të aplikojnë sërish duke ndjekur hapat e nevojshëm për t’u regjistruar, afat që e kanë deri më datë 4 mars. Numri i atyre të cilëve u është refuzuar kërkesa e parë për shkak se mund të kenë lënë ndonjë të dhënë pa plotësuar, është 266 persona.

Zgjedhjet e 11 majit, numër i lartë aplikimesh nga diaspora për

Kjo është hera e parë që emigrantët shqiptarë do të mund të votojnë nga vendet ku ndodhen dhe për këtë herë, shpenzimet e postës, do të mbulohen nga shteti, por për këtë kërkohen ndryshime në ligj të cilat duhet të votohen në Kuvend me shumicë votash. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: