POLITIKË /

Zgjedhjet e 2025-ës, KQZ kërkon nga Kuvendi qindra punonjës shtesë

58 prej punonjësve kërkohet që të punësohen këtë vit me afat kohor 2 muaj me qëllim përmbushjen e nevojave që ka institucioni.

Shkruar nga Versus
Zgjedhjet e 2025-ës, KQZ kërkon nga Kuvendi qindra punonjës
Shkresa e dërguar Kuvendit dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Kuvendit shtimin e numrit të punonjësve të administratës së institucionit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës me qëllim mbulimin e shërbimeve të ndryshme si teknikë kompjuterash, postierë, fotokopjues, operatorë.

Në tota, KQZ kërkon 393 punonjës shtesë të angazhuar me kohë të plotë për mbarëvajtjen e procesi zgjedhor gjatë zgjedhjeve që do mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. 58 prej punonjësve kërkohet që të punësohen këtë vit me afat kohor 2 muaj me qëllim përmbushjen e nevojave që ka institucioni.

Ditë më parë, KQZ po ashtu dorëzoi një propozim ndaj partive politike duke hedhur si opsion zhvillimin e votimit elektronik në qarqet e Durrësit dhe Elbasanit, duke i përcaktuar këto si të vetmet qarqe për të cilat aktualisht ekziston infrastruktura e nevojshme për të realizuar një votim të tillë. Deri më 19 tetor, partitë politike duhet të dorëzojnë një përgjigjie lidhur me këtë propozim të bërë nga KQZ. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: