Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë rozë drejtuesit politikë të PS në qarqet e vendit për të diskutuar lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare 2025 që do të mbahen më 11 maj.
Mësohet se mbledhjen po e ndjekin online edhe kryebashkiakët e PS të cilët do të jenë pjesë e strategjisë për maksimizimin e votave në terren.
Pjesë e diskutimeve janë edhe organizimet e strukturave për të siguruar sa më shumë vota nga emigrantët shqiptarë të cilët në zgjedhjet e ardhshme do të kenë shansin të votojnë për herë të parë edhe duke mos qenë në Shqipëri. Versus.al








