POLITIKË /

Zhvillime “të vrullshme” në PS, pas Asamblesë e Kryesisë, Rama mbledh deputetët në një qytet tjetër

Mbledhja do të ketë në fokus jetën parlamentare gjatë sesionit të ri që nisi Kuvendi në shtator.

Shkruar nga Versus
Zhvillime “të vrullshme” në PS, pas Asamblesë e
Kreu i qeverisë, Edi Rama

Pas mbledhjes së Asamblesë ku njoftoi përbërjen e ekipit të drejtuesve elektoralë dhe mbledhjes së Kryesisë së re, kryeministri Edi Rama do të mbledhë edhe deputetët socialistë.

Këtë herë, mbledhja do të zhvillohet në Elbasan, ditën e premte. Fokusi i mbledhjes do të jetë tek zhvillimet aktuale parlamentare dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Për mbledhjen që do të zhvillohet në Elbasan, kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi u shpreh se do të ketë mundësi të deputetëve të shprehen mbi pikëpamjet e tyre lidhur me sesionin e ri parlamentar që nisi në shtator.

“Takimi bëhet në të mirë të punës”- tha Peleshi.

Të dielën, Rama njoftoi në Asamblenë e PS listën me drejtuesit e qarkut duke surprizuar jo pak me caktimin e 3 drejtuesve për qarkun e Tiranës dhe lënien jashtë të Damian Gjiknurit i cili deri së fundmi ishte sekretar i Përgjithshëm i PS dhe drejtues politik për qarkun e Elbasanit.

Në mbledhjen që zhvilloi mbrëmjen e djeshme me kryesinë, Rama njoftoi edhe hapat e reja të ndërmarra për zëvendësimin e figurave të vjetra, ku u bëri thirrje të rinjve të aplikojnë në platformën ‘Deputeti që duam’ dhe të konkurrojnë për të qenë ligjvënës në parlamentin shqiptar.

Situata politike duket më e nxehtë se kurrë tanimë që të dyja partitë kryesore politike kanë bërë publike listat e drejtuesve të tyre në qarqe me qëllim maksimizimin e rezultatit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: