BOTA /

Rrëzohet avioni amerikan me naftë në Irak

5 ushtarë në bord, ndërkohë që forcat iraniane dhe milicia irakiane pretendojnë përgjegjësinë

Shkruar nga Versus

Rrëzohet avioni amerikan me naftë në Irak

Një avion amerikan “KC-135”, i përdorur për furnizim me karburant, u rrëzua sot në Irakun perëndimor, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-ve. Autoritetet amerikane theksuan se incidenti ndodhi në hapësirën ajrore miqësore dhe nuk ka lidhje me përplasjet e tjera në rajon.

Pesë ushtarët që ndodheshin në bord janë objekt i operacioneve të kërkim-shpëtimit, të cilat vijojnë intensivisht. Avioni ishte pjesë e Operacionit Epic Fury, dhe momentalisht ekipet e shpëtimit po punojnë për sigurimin dhe evakuimin e ekuipazhit.

Megjithatë, forcat iraniane dhe milicia irakiane “Rezistenca Islamike në Irak” kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, duke pretenduar se avioni u godit nga një raketë antiajrore, një pretendim që nuk është konfirmuar ende nga autoritetet amerikane.

Ngjarja rrit tensionet në një zonë tashmë të ndjeshme dhe autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e saktë të incidentit.

Poll