
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një interviste të dhënë së fundmi për FoxNews deklaroi se forcat amerikane kanë kapacitetin dhe fuqinë që të shkatërrojnë objektiva të rëndësishme iraniane brenda pak kohësh.
Sipas tij një orë do të mjaftonte për të shkatërruar të gjithë shtetin e Iranit, ndërsa shtoi se nëse SHBA do të donte, i gjithë vendi do të ishte i parindërtueshëm.
“Nuk kanë avionë, nuk kanë radarë, liderët e tyre nuk janë më. Mund t’i bëjmë Iranit gjëra që do të ishin të tmerrshme. Ata fjalë për fjalë nuk do të mund të rindërtoheshin kurrë si komb, por ne nuk po e bëjmë këtë tani”, tha Trump. Versus.al

