Senida Mesi, ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, ka rrëfyer për herë të parë për vitet e fundit, të cilat i përshkruan si një luftë të vërtetë për jetën.
Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, ajo ka arritur të mposhtë sëmundjen dhe sot ndihet më e fortë se kurrë.
Ish-politikania socialiste nga Shkodra, e prekur nga kanceri, ka kaluar muaj të tërë trajtimesh në heshtje dhe pa bujë, dhe tani ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj, të cilin e quan “rilindje”.
“Gëzuar për fillimet e reja,” shkruan Senida Mesi, duke cituar një shprehje filozofike: “Çdo fillim i ri vjen nga fundi i një fillimi tjetër.”
Ajo ka ndarë gjithashtu një fotografi ku shfaqet me flokët e shkurtër, duke simbolizuar këtë moment të ri të jetës së saj./Versus.al
View this post on Instagram
