AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Vaqarr, përplasen “kokë më kokë” dy makina, të lënduarit dërgohen në spital

Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dy mjetet

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Vaqarr,  përplasen “kokë

Dy makina janë përplasur këtë mbrëmje në zonën e Vaqarrit në Tiranë, e për pasojë janë plagosur dy persona.

Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, “kokë më kokë”, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dy mjetet.

 Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Poll