
Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ka surprizuar ndjekësit duke zbuluar një nga momentet më të bukura të jetës së saj: fejesën. Pa shumë zhurmë, por me shumë stil, ajo ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë lajmin që ka vënë menjëherë në lëvizje botën e showbiz-it.
View this post on Instagram
Pamjet e publikuara tregojnë një atmosferë magjike, të mbushur me qirinj, romancë dhe emocione. Në mes të këtij skenari përrallor, partneri i saj shfaqet i ulur në gjunjë, duke i bërë propozimin e madh, ndërsa Xhesika, e veshur me një fustan elegant dhe me buzëqeshjen që thotë gjithçka, pranon unazën që shënon fillimin e një kapitulli të ri.
“E nisa vitin duke i thënë ‘po’ burrit të ëndrrave të mia. Nuk mund të pres ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime me ty”, shkruan modelja, duke shtuar fjalë të ndjera dashurie që vetëm sa shtojnë misterin rreth identitetit të partnerit, të cilin ajo ka zgjedhur ta mbajë larg syrit publik.
Romancë, elegancë dhe një “po” që flet më shumë se mijëra fjalë... Xhesika Berberi duket se e ka nisur vitin ashtu siç çdo vajzë do ta ëndërronte: me dashuri, unazë dhe shumë emocione.

