Një zjarr masiv ka përfshirë një nga pallatet në bllokun e banesave 6-katëshe në Dagenham, në lindje të Londrës, orët e para të mëngjesit të sotëm.
Të paktën njëqind njerëz, përfshirë fëmijë, u evakuuan dhe dy të plagosur u transportuan në spital.
Deri tani nuk raportohet për viktima dhe as për shkakun e zjarrit, teksa janë publikuar nga BBC edhe pamjet e frikshme të flakëve që përpijnë godinën.
A large number of Firefighters from @LondonFire are currently dealing with a fire in a "High rise property" in Freshwater Road, Dagenham. pic.twitter.com/jDQiN1r9Mi
— Paul Wood ???? (@PaulWood1961) August 26, 2024
Në vendngjarje mbërritën menjëherë rreth 225 zjarrëfikëse dhe forca të tjera për të shuar flakët që kishin përfshirë një bllok të gjerë banesash.
Rreth orës 7:30 të mëngjesit, shërbimi zjarrfikës tha se zjarri po prodhonte tym të fortë dhe këshilloi banorët vendas të mbanin dritaret dhe dyert të mbyllura.
Ndërkohë Komisioneri i Brigadës së Zjarrfikësve të Londrës, Andy Roe, tha se:
“Ndërtesa ka një sërë çështjesh të sigurisë nga zjarri të njohura për Brigadën e Zjarrfikësve të Londrës. Një evakuim i plotë i njëkohshëm i ndërtesës u krye menjëherë dhe një operacion i rëndësishëm kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar”.
Për të përballuar zjarrin janë vendosur mjete ajrore pa pilot , si dhe shkallët 64 dhe 32 metra që përdoren si pika vëzhgimi për të vlerësuar zjarrin dhe për ta shuar me ujë nga lart, shtoi ai.
/ Versus.al

