AKTUALITET /

“Hiqni kapelet”, qytetarët mbyllin protestën me thirrje ndaj policisë. Tubimi i radhës, sërish të mërkurën

Në protestën e sotme morën pjesë mijëra qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët përmes pankartave dhe thirrjeve në kor, refuzuan të jenë pjesë e dialogut me kryeministrin Edi Rama për projektin e Zvërneci

Shkruar nga Versus

“Hiqni kapelet”, qytetarët mbyllin protestën me thirrje

Është mbyllur pas 3 orësh, protesta e tretë qytetare e zhvilluar këtë të martë përballë Kryeministrisë.

Protesta u mbyll me thirrjet ndaj policisë “Hiqni kapelet”, ndërsa është lajmëruar orari i zhvillimit të protestës së ardhshme që do të jetë, të mërkurën sërish në orën 18:00.

Në protestën e sotme morën pjesë mijëra qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët përmes pankartave dhe thirrjeve në kor, refuzuan të jenë pjesë e dialogut me kryeministrin Edi Rama për projektin e Zvërnecit.

Ata i kanë drejtuar 5 kërkesa qeverisë ku kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit e Rrjollit,  dorëheqjen e gjithë qeverisë, shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve.

Gjithashtu kanë kërkuar dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore.Versus.al

Poll