Rreth 35 persona kanë mbetur të vrarë dhe 230 të tjerë janë plagosur, pasi një stuhi e fortë ka goditur qytetin e Jalalabad dhe rrethinat e tij në Afganistanin lindor.
Shefi i departamentit të Informacionit, paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.
Ndërsa të lënduarit janë transportuar në spital, ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Në muajin maj, rreth 300 afganë humbën jetën si pasojë e përmbytjeve katastrofale në vendin e shkatërruar nga lufta e varfëria







